Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një tjetër thënie.
Në “Facebook”, Rama ka zgjedhur të përcjell qytetarëve mesazhin e tij përmes një një frazë nga Alcide De Gasperi.
“Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, shtetari për brezat e ardhshëm,” shkruhet në postimin e kryeministrit, të titulluar “fjalët e mbrëmjes”.
Këto mesazhe vijnë pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit që i dha Ramës mandatin e tretë si kryeministër./ Opinion.al