Aktualitet

Rama poston foton me futbollistin e Kombëtares: Guxoi t’i bënte gol Juves


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:31 - 07/06/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është takuar me futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni në Budapest.

Rama ka postuar një foto me futbollistin në rrjetjet sociale, krahas së cilës shkruan se pavarësisht se Uzuni i shënoi gol Juventusit, skuadrës së preferuar të kryeministrit, ai është një person i mirë përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë.

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë” shkruan Rama.

Myrto Uzuni ka zhvilluar një sezon të  mirë me Ferencvarosin, duke e fituar titullin e kampionit në Hungari.

Ai u transferua një vit më parë nga Lokomotiva Zagreb për 1,8 milion euro, por arriti të tregojë aftësitë e tij në Hungari duke u përshtatur menjëherë. Kjo ka bërë që çmimi i tij të rritet ndjeshëm, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në kampionatin hungarez.

Tani vlera e Uzunit është rritur në 3 milionë euro edhe pse gjendemi në mes të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia COVID-19./ Opinion.al

Pas