Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale foto të kantierit në Portin e Peshkimit Durrës.
Kreu i qeverisë shkruan krahas fotove se investimi në këtë port po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë si reagim ndaj kërkesës këmbëngulëse të komunitetit të peshkatarëve.
Rama thotë se Porti i Peshkimit do të integrohet në vijim me Portin e Ri Turistik, duke u bërë i aksesueshëm nga banorët, vizitorët, turistët e qytetit bregdetar, përmes një aksi këmbësor me njësi shërbimesh dhe me Markatën e Peshku.
Postimi i Ramës
Ky është kantieri për zgjerimin e kapaciteteve ankoruese në Portin e Peshkimit Durrës, një investim i rëndësishëm që po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë si reagim ndaj një kërkese këmbëngulëse të komunitetit të peshkatarëve.
Porti i Peshkimit do të integrohet në vijim me Portin e Ri Turistik, duke u bërë i aksesueshëm nga banorët, vizitorët, turistët e qytetit bregdetar, përmes një aksi këmbësor me njësi shërbimesh dhe me Markatën e Peshkut, e cila përbën një atraksion më vete në qytetet turistike bregdetare.