Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, politikanët ballkanikë dhe Evropa

2017/04/26 at 2:33 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama, politikanët ballkanikë dhe Evropa

Beqë Cufaj-


Përfytyrojeni këtë situatë fiktive: disa vite pas Luftës së Dytë Botërore, burra si Konrad Adenauer-i, Winston Churchill-i, Jean Monnet, Robert Schuman-i, të gjithë të njohur sot si themeluesit dhe baballarët e Evropës së pasluftës, t’i ushqenin asokohe popujt e tyre me reminishencat e moçme.

Me fjalë të tjera, Konrad Adenauer ta akuzonte Robert Schumann-in se po ëndërron për Francën e madhe. Ose Schumanni ta denonconte Adenauerin se ka nxjerrë nga sirtarët planet naziste për jetësimin e historisë! A do të bëhej Europa një Bashkim? Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje do të ishte mësimi më i mirë për politikanët e sotëm nga Ballkani.

Edi Rama, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Aleksandar Vučić, Ivica Dačić, Milorad Dodik, Izetbegović, Georgievski, Zaev, Ivanov… a do të jenë këta politikanët, për të cilët fëmijët e fëmijëve tanë do të mësojnë një ditë në shkolla si për baballarët, që arritën ta bëjnë Ballkanin Skandinavinë apo Baltikun e Evropës Jugperëndimore?
Mençuria kundër urrejtjes

Jo! E them këtë sepse po të lexosh biografitë e liderëve të parë të Unionit dhe ato të politikanëve të sotëm ballkanas, del qartë që një Adenauer apo Schumman kishin vuajtur aq në luftëra, sa arritën ta kuptojnë mençurinë se sa të pakuptimta janë edhe urrejtja edhe konflikti. Burrat nga Ballkani, ende të rinj në moshë, është e pamundur të kenë provuar atë që kanë përjetuar qytetarët e vendeve të cilave u prijnë.

Sidomos njëri prej tyre s’ka të bëjë me luftëra. Shqiptari Edi Rama. Rama është mbase i vetmi politikan nga ky gadishull, i cili qoftë me të kaluarën e tij prej artisti e publicisti, ashtu edhe mënyrën e ardhjes në pushtet, nuk përdori instrumente nacionaliste. Prandaj ai është mysafir i mirëseardhur në Berlin e Bruksel. Rama, artisti, basketbollisti, politikani. Pa bagazhin e së kaluarës, labirinteve të deklaratave luftënxitëse a nacionaliste, pa urrejtje për popuj të tjerë.
Por ja që edhe Rama, prejse është bërë kryeministër, kohë pas kohe dhe sidomos kur brenda në Shqipëri e ka punën pisk me opozitën, apo kur nga Evropa i vijnë vërejtje për fshatrat Kanabisi, pikërisht ky, katapulton me deklarata që çojnë pluhur.

Arsyet e deklaratave të Ramës

Nga debatet për ndeshje futbolli Shqipëri-Serbi, përmes kacafytjeve publike me Vuçiqin për Kosovën dhe deri tek deklarata e tij fundit po për Shqipërinë e madhe, rrëshqitje të cilat duket që nuk janë të rastësishme, Rama del që në këto katër vite të të qenit në pushtet, u bë pjesë e politikanëve ndaj të cilëve ndjente vetëm pështirosje, sa ishte artist dhe publicist. Dhe i përqeshte!

Po pse e bën Rama një gjë të tillë, përtej shpjegimit pllakativ se do t’u ikë problemeve të brendshme? Sepse shuma e problemeve, duke filluar nga kundërshtarët e brendshëm (partneri Meta) apo të jashtëm (opozitari Berisha), duke vazhduar me korrupsionin, kriminalitetin, ekomominë gri, kanabisin, papunësinë, zhduket brenda pak çastesh me shkopin magjik të retorikës nacionaliste! Këtë gjë e ka mësuar nga kolegët dhe fqinjët e tij. Sot rrihen Thaçi e Vuçiçi. Nesër shahen Gruevski e Ahmeti. Pasnesër Izetbegoviçi fyhet nga Dodik. Të gjithë njëkohësisht dhe pa ndalur.

Dhe tani dua të marr një shembull që Edi Rama jo rrallë këto mendime i ka patur edhe si sulme për t’u mbrojtur. P.sh. deklarata e tij e fundit për „Shqipërinë e madhe“ vjen pikërisht pasi iu hodh në shportë, publikisht dhe demonstrativisht nga bashkëkombasit e tij në Prishtinë, në Republikën e Kosovës, propozimi i tij për themelimin e Bashkimit Tregtar Ballkanik. Publicistët e akuzonin për tradhëti kombëtare. Qeveria e Kosovës deklaroi që ideja është kundër interesave shqiptare – nga frika e fuqisë tregtare serbe.

Askush nga Brukseli nuk doli ta mbështesë Ramën

Edhe ekspertët më të parëndësishëm të BE-së, “on record” dhe “off record” e denoncojnë Ramën për “Shqipërinë e Madhe“. Ajo që dua të them: vazhdoj të besoj shumë më shumë në deklaratat e Ramës së frustruar (Shqipëria e madhe), Ramës pragmatik (Bashkimi Tregtar Ballkanik), Ramës së dëshpëruar (me krizën dhe krizat në Tiranë), sesa që dua t’u besoj vizioneve apo premtimeve, dëshirave apo planeve të Vuçiqit, Thaçit, Ivanovit, Dodikut… Sepse është e kaluara e tyre me plot njolla, ajo që duhet të na bëjë të shohim me shumë dyshim çdo gjë që bëjnë apo flasin këta politikanë.

Luhatjet e Ramës mes retorikës nacionalishte dhe vizioneve për një Ballkan europian janë dridhje, të cilave çdo qenie njerëzore e ka zor t’u dalë përballë. Tek e fundit, të jesh artist dhe pastaj të bëhesh politikan, shtoi kësaj edhe politikan shqiptar – kjo po që nxit edhe fantazi, por edhe xhelozi. Ramës i duhet mbështetje sepse s’e ka të lehtë. Herë i duhet të jetë mirë me serbët, por shumë më shumë i duhen shqiptarët. Dhe krejt këto nën mbikqyrjen e Brukselit.

Europa edhe kështu vazhdon të jetë larg Ballkanit! Sepse stërpinët politikë të Adenauerit e Schumann-it thjesht s’duan ta kuptojnë që shfaqjet politike si Edi Rama sot, apo Zoran Đinđić dje, paraqesin kërcënim për Ballkanin. Që ky të bëhet pjesë normale e Europës që ata themeluan! /DW



Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para
Vjen negociatori i huaj, takim me Ramën e Metën

Flet për herë të parë McAllister: Pse dështuan negociatat në Tiranë

Kush është vajza në klipin e “Despacito” që po “çmend” me sensualitetin e saj?!

Kush është vajza në klipin e “Despacito” që po “çmend” me sensualitetin e saj?!

Kamerat e ndjekin kudo, Basha: Po shkoj të ha byrek me supë tek gruaja (video)

Kamerat e ndjekin kudo, Basha: Po shkoj të ha byrek me supë tek gruaja (video)
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com