Aktualitet

“Rama po shfrytëzon situatën”, Berisha: Qeveria të heqë taksat nga nafta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:31 - 09/03/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një konferencë të mbajtur ditën e sotme, po flet për krizën  energjitike që ka përfshirë vendin pas agresionit rus në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij Berisha listoi tre masa që qeveria duhet të marrë për të ulur çmimin e naftës si heqja e TVSH te nafta dhe energjia elektrike, miratimi i një bonusi për përballimin e krizës nga familjet në nevojë dhe së treti heqjen e taksës së qarkullimit prej 270 lekësh.

“Sot Shqipëria ka çmimet më të larta në Europë, sa i përket naftës dhe gazit, ndonëse është një vend prodhues i naftës, prodhues në sasi jo të mëdha të gazit, megjithatë shqiptarët paguajnë sot naftën rreth 2 euro në treg. Çmim ky i cili është më i larti i regjistruar gjer sot në Europë, pavarësisht se rrogat e tyre janë të paktën 10 herë më të ulëta se në Zvicër, Gjermani apo Austri. Ky çmim stratosferik i naftës sot që në bursë është 125 dollarë fuçia për naftën bruto, nuk ka ekzistuar në 2008 kur fuçia në bursë luhatej nga 150-200 dollarë.

Çmimi tërësisht i papërballueshëm është rezultat i një seri taksash të vendosura me arbitraritet dhe në kunderlogjikë fiskale, mbi energjinë, naftën dhe gazin. Sot qeveria ka vendosur përveç TVSH-së, akcizës, vendosi dhe taksën e qarkullimit e cila ekzistonte në 70 lekë dhe u rrit në 270 lekë. Krahas tyre janë vendosur tarifa absurde, madje dhe dyfishuar, si tarifa e kontrollit, e pompës, për të mos thënë pastaj 400 lekë TVSH-ja për litër. E rëndë është fatura e energjisë elektrike që paguajnë sot qytetarët dhe bizneset. Në këto kushte PD-ja kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH-së nga nafta, heqjen e plotë të TVSH-së të energjisë elektrike. Së dyti, kërkon rimbursim, apo kërkon një bonus për të gjitha familjet në nevojë shtesë që të përballojnë krizën energjetike. Së treti kërkon heqjen e taksës së qarkullimit prej 270 lekësh dhe me këto lëvizje çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth. Por meqenëse Edi Rama i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës para se t’u thotë shqiptarëve siç bënte me COVID-in se do shihni kodra me kufoma, duhet të marrë këto masa që rëndojnë mbi qytetarët. Sikundër në rast se spekulimi vijon, ndërhyrja në tregun e karburanteve mbetet si masa e fundit që nuk mund të përjashtohet për shkak të luftës. E konsideroj të papërgjegjshëm qëndrimin e Edi Ramës dhe qeverisë ndaj kësaj krize. Ai siç keni konstatuar në mënyrën më të paimagjinueshme po bën zëdhënësin e kompanive të naftës. Ai është lajmëtari i parë i rritjes së çmimeve dhe pastaj spekulantët vazhdojnë të vendosin tabelat siç duan. Dje ai njoftoi për rritjen e çmimeve dhe pompat i kaluan me shpejtësi në 260. Dënoj këtë akt të tillë dhe kjo është unike në botë”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

Pas