Politikë

Rama: Po mendohet një paketë mbështetje për familjet me ndihmë ekonomike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:55 - 12/11/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë dhe masat kundër përhapjes së virusit.

Teksa iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për të shmangur izolimin, Rama tha gjatë një interviste televizive se është duke menduar për një plan mbështetjeje për familjet në nevojë dhe që trajtohen me ndihmë ekonomike.

“Jemi duke menduar një mbështetje për të gjithë familjet me ndihmë ekonomike. Ato janë më vulnerabël. Jemi duke e formuluar dhe është brenda strategjisë. Edhe plani nga pikëpamja financiare është i shtrirë në kohë, shkon deri në dhjetorin e vitit të ardhshëm. Jemi tani duke u marrë që të kemi pjesë në marrjen e vaksinës në një kohë të shpejtë”., tha Rama./ Opinion.al

Pas