Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama po kërkon justifikimin e Hitlerit

2016/02/19 at 10:48 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama po kërkon justifikimin e Hitlerit
Thuhet se Hitleri, në ditët e fundit të tij në bunker, atëherë kur gjithçka kish marrë fund dhe aleatët po shkatërronin një nga një qytetet gjermane, u tha njerëzve të tij të afërt mes pezmit dhe delirit: “Ky popull nuk më ka merituar mua”.
E njëjta sindromë ka kapluar me sa duket edhe Edi Ramën, i cili po tenton t’i paraqesë shqiptarët si të paaftë për të vënë në jetë politikat e tij. Ideja e artikuluar nga kryeministri dhe idhtarët e tij se Rilindja po krijon vende pune, por punëkërkuesit nuk janë në lartësinë e kësaj sfide, është ilustrimi më i mirë i kësaj.
Kolazhi i paraqitur dje nga “Opinion”, që i krahasonte fjalët e Ramës me mendësinë e “Koncert në vitin ‘36” dhe argumentat se nuk ka kamarierë, hidraulikë, apo vinçierë të kualifikuar janë vërtetë një mjerim i madh.
Miti i shqiptarit dembel, parazit dhe pa profesion nuk mund të shërbejë kurrësesi si një alibi për dështimin e politikave mashtruese për të hapur 300 mijë vende pune.
Natyrisht është e kotë t’i hysh një debati serioz për të hedhur poshtë tezat e Ramës dhe të mbështetësve të tij.  Një njeriu që ka filluar të kërkojë justifikime për dështimin është e padobishme t’i përgjigjesh me argumenta. Ai, as nuk do t’i dëgjojë ato.
Prandaj është e kotë t’i kujtosh se modeli që jep qeverisja e tij me hajdutë tenderash, me deputetë kriminelë dhe të pashkollë, nuk është një stimulim për punën e ndershme dhe për njerëzit që aspirojnë një karrierë normale.
Eshtë e kotë t’i kujtosh, se listat e punësimeve që hartohen në selinë e PS-së dhe nga deputetët e koalicionit (të botuara ekskluzivisht nga Lapsi.al), nuk i shërbejnë besimit se në këtë vend mund të gjesh punë në bazë të meritokracisë.
Është e kotë t’i kujtosh gjithashtu se të njëjtët shqiptarë, madje edhe ata që qeverisja e tij po largon me qindramijëra nga vendi, kur shkojnë jashtë, nuk janë më dembelë dhe përtacë, por në kushte normale lirie dhe konkurrence, i shtrohen punës, fitojnë para, mbajnë familjet e tyre dhe në rastet më të lumtura arrijnë edhe sukses.
Kështu pra, mjafton ky shembull, për të vërtetuar jo tezën e sotme të Edi Ramës për shqiptarin e paaftë, por atë tjetrën, të disa kohëve më parë, kur ai tentonte të shfajësone me çdo kusht Ilir Metën nga akuzat që i kish ngritur vetë: “Fajin nuk e kanë njerëzit, por sistemi”.
Dhe po të përshtasim të njëjtën tezë edhe për punësimimin: fajin pse shqiptarët braktisin vendin, fajin se pse ata shkojnë me prindërit përdore për të kërkuar punë tek selia e PS, pse ata preferojnë më mirë të bëjnë një kurs për numërues votash, sesa një stazh kualifikimi profesional, nuk e kanë të papunët, por sistemi i mbajtur në këmbë nga Rilindja.
Natyrisht, të gjitha këto, shumica e njerëzve me mend në kokë i di.  Madje dhe më shumë se kaq. Të pa mësuar me një rol garantues nga shteti i tyre, shqiptarët nuk kanë ndonjë shpresë të madhe për punësim, as tek demokratët as tek socialistët. Ata e dinë se kur vijnë në pushtet edhe njëra palë edhe tjetra, përpiqen të kënaqin vetëm falangat e tyre. Prandaj kërkojnë zgjidhje individuale.
Ose përpiqen me aq sa munden të ngrejnë diçka në vendin e tyre (atëherë kur bazhibozukët e financave, OSSH-së, INUV-it, apo banditët e mbrojtur lokalë ia mundësojnë) ose zgjedhin rrugën e mërgimit.
Kokëulur dhe të pastërvitur për të kërkuar atë që iu takon, ata ndërtojnë në heshtje fatin e tyre. Një pjesë e madhe as nuk e llogarisin Edi Ramën dhe as kanë besuar ndonjëherë se ai do ua bëjë jetën më të mirë.
Por nëse ata ia kanë dhënë këtë “privilegj” do të qe e tepërt, vërtet e tepërt, që pas kësaj të dëgjonin edhe refrenin se qenkeshin të paaftë t’u përshtaten sfidave që u ka vënë përpara lideri i tyre.
Kjo e kalon çdo cak.
Sepse kjo mendësi nuk ka të bëjë vetëm me një çështje morale. As me dilemën se kush e ka fajin për dështimin e politikave të punësimit: Rilindja apo shqiptarët?
Ajo tregon me shumë. Ajo ngre dyshimin se si do të sillej Edi Rama pas dështimeve të së ardhmes. Mos vallë do të largohet duke përplasur derën dhe duke thënë si Hitleri: “Ky popull nuk më meritonte”.



Ju sugjerojmë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Para
Ky ritual i thjeshtë ju bën të lumtur

Ky ritual i thjeshtë ju bën të lumtur

Grabitja-Vrasje në Sarandë/ Policia: E ngatërroi me hajdutin, komshiu u vra gabimisht nga pronari i lokalit

Grabitja-Vrasje në Sarandë/ Policia: E ngatërroi me hajdutin, komshiu u vra gabimisht nga pronari i lokalit

Për ku po arratiset Xhesika?!

Për ku po arratiset Xhesika?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
9 Qershor, 2025

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – 2 kilometra larg nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com