Kryesore

Rama: Po diskutojmë mundësinë e basteve online


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:57 - 18/10/18 |
b.f

Kryeministri, Edi Rama, të enjten, nga foltorja e Kuvendit deklari se ndjehet i keqardhur që një pjesë e deputetëve dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, janë kthyer në shënjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313-të.

Kryeministri tha se nga ana tjetër është i sigurtë se ky grup parlamentar do t’u japë prindërve të këtij vendi, nënave, grave, vajzave dhe atyre që janë aktualisht të sëmurë nga marrëdhënia me fatin, një dhuratë të shumëpritur dhe terapuetikisht të domosdoshme, mbylljen e kazinove elektronike, të basteve sportive dhe të basteve online.

Përsa i përket basteve online, Rama u shpreh që është një drejtim shumë kompleks, që do të arrihet në një konkluzion të studiuar, ku dhe do të ketë një diskutim të mëvonshëm.

“Ka propozime të ndryshme edhe sa i përket idesë së një monopoli shtetëror të lojërave të fatit. Por, që sot po ja u them unë personalisht, jam kundër. Megjithatë të gjitha diskutimet janë të hapura. Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje në zonat e definuara me vendim të qeverisë si zona turistike. Asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër”,- tha Rama.

 

Pas