Te Fundit

Rama: Pisllëku, armiku nr.1 i çdo bashkie. Hotelet s’hapen vitin e ardhshëm nëse…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:57 - 22/07/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar ditën e sotme me kryebashkiakët e vendit, është fokusuar te rëndësia e pastërisë së territorit.

Rama është shprehur se pisllëku duhet të jetë armiku publik nr.1 i çdo bashkie duke theksuar se ky vend është i bekuar nga Zoti për bukuritë dhe natyrën që ka.

“Është bërë një transforim i madh në këtë fazë mbas zgjedhjeve dhe nën lidershipin e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, por sigurisht në bashkëpunim me të gjithë ju për pastrimin, por edhe për faktin se vendosëm një vijë të kuqe. Kush nuk plotëson të gjitha nevojat financiare për të pastruar nuk ka për të harxhuar para për gjë tjetër, nuk na duhet asgjë tjetër përpara se sa të kemi shtëpinë të pastër, është elementare kjo. Të gjithë ne shqiptarët nuk jemi rritur nëpër shtëpi të pista. Shqiptarët kanë qenë shumë të varfër në periudha të caktuara të historisë, por nuk kanë qenë pisanjosë, dhe ky transformim flet dhe tregon shumë, jo për çfarë mrekullie u bë, por sa gjynah që ka shumë vite që kanë kaluar në mes të pisllëkun dhe ka akoma zona dhe akoma pjesë ku ka pisllëk. Pisllëku duhet të jetë armiku publik nr 1 i i çdo bashkie sepse ky vend mund të ketë shumë të meta të tjera të cilat duan kohën e tyre për tu rregulluar, por ky vend nuk mund të jetë pis në asnjë centimetër sepse është një vend i bekuar nga Zoti për bukuritë që ka dhe ato janë arsyeja kryesore pse ky vend tërheq gjithmonë dhe më shumë njerëz, nuk janë as hotelet që janë të parët, as rrugët, e para është pastërtia. E sjell shembullin e pastërtisë sepse këtu keni një rol të rëndësishëm ju që jeni këtu dhe njëkohësisht, e sjell sepse jo të gjithë në këtë rol jeni njësoj përsëri. Një pjesë e madhe për fat të mirë e kanë kuptuar qartë mesazhin, dhe sot nëse kemi sezonin më të pastër sikurse jemi zotuar në të gjithë vijën bregdetare nuk ka krahasim fare me çfarë bëhej, kjo vjen si rezultat i një pune të përbashkët, kjo është në të njëjtën kohë një mësim i madh për të kuptuar se sa shumë gjëra mund të bëhen vetëm duke shtuar kuajt e fuqive të makinerisë sonë qeverisëse. Sigurisht kemi shtuar një fond dhe krahë nga qendra për sezonin veror në disa bashki bregdetare që kanë flukse më të mëdha, por nuk është kjo vendimtarja”-tha Rama.

Më tej Rama u ndal edhe tek hotelet e ndërtuara së fundmi. Ai tha se ato duhet të jenë të pajisura me një depurator dhe se nuk do të lejohet që asnjë hotel të ndërtojë sezonin e ardhshëm pa patur një të tillë. Kreu i qeverisë nënvizoi se nuk mund ta pranojmë që të ndërtohen hotele që hedhin ujërat e zeza në liqen ose në det.

 “Si do ja bëjmë me hotelet që ndërkohë që ne mbulojmë të gjithë Durrësin me kanalizime dhe  i japim fund historisë së ujrave të zeza nëpër gropa septike siç e gjetëm ne DurrësinSi mund të lejojmë ne që hotelet mos të kenë depurator? Si mund të lejojmë ne që kush hap një hotel të mos marri masa që të jetë kontributor në pastërti jo ndotës? Hotele që ndosin, ku në cilin vend që synon të jetë një vend turistik i Champions League-ës në Europë, sepse kështu e ka bërë zoti. Ka vende të tjera që mund të jenë shumë më të mëdha se bëjnë dot këtë punë, sepse nuk ja ka dhuruar Zoti të gjitha këto që ja ka dhuruar Shqipërisë, atëherë çfarë dhe kush jemi ne? Si mund ta pranojmë ne këtë që ndërtojnë hotele dhe hedhin ujërat e zeza në liqen ose në det…si bëhet kjo? Kjo bëhet ditë natë mbi kokë dhe asnjë hotel nuk do të hapet dot sezonin e ardhshëm nëse gjatë këtij viti nuk do bëjë depuratorët. Depuratorë të dedikuar, ska asnjë mundësi tjetër. Është e patolerueshme që ujërat e Shqipërisë të ndoten nga ujërat e zeza të shqiptarëve”-tha Rama.

Pas