Një dron me mbushkrimin “Edvin Kristaq Rama kërko falje për vrasjen e Havzi Nelës” ka fluturuar para pak minutash pranë Ministrisë së Brendshme, aty ky kryeministri i vendit ka përuruar BunkArt 2, një tunel i kohës së komunizmit që shërbente si kalim i nëndheshëm gjatë kësaj periudhe. Droni është ngritur nga disa të përndjekur politikë të cilët kanë kundërshtuar edhe më herët ngritjen e një bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë që arsyeja e përdorimit të emrit të poetit Havzi Nela në pankartë, lidhet me ekzekutimin e tij me litar, ku të përndjekurit pretendojnë se një nga firmëtarët është babai i kryeministrit Rama, Kristaq Rama.