Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama përplaset sërish me Voltana Ademin: Ti fle dhe sheh ëndrra sikur unë jam kundërshtari yt 

2017/04/08 at 7:10 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama përplaset sërish me Voltana Ademin: Ti fle dhe sheh ëndrra sikur unë jam kundërshtari yt 

Kryeministri Edi Rama është përplasur sërish virtualisht me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, pas një vizite të tij në qytetin verior.


Paraditen e sotme Rama, postoi një foto në profilin e tij në ‘Facebook’ të Urës së Bunës, duke shkruar se kjo urë ishte lënë në gjendje të mjerueshme nga kryetarja e Bashkisë.

 

rama 1

Përmes të njëjti rrjet social është përgjigjur edhe Voltana Ademi, e cila ka pohuar se e ka shumë të lehtë dhe komode të përballet me Ramën, sepse ai bën autogol sa herë flet për Shkodrën. Sipas Ademit, ura është nën juridiksionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe bashkia nuk mundet të ndërmarr asnjë veprim për rregullimin e saj.

 

voltanaPor Kryeministri Rama ka vendosur t’i përgjigjet sërish Kryebashkiakes në atë që e ka cilësuar si shënimin e ditës, ku e paralelizon punën e Ademit në bashkinë e Shkodrës me punën e Bashës në bashkinë e Tiranës: ” Voltana, ti në Bashkinë e Shkodrës nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bëri Lulëzimi në Bashkinë e Tiranës, dmth vetëm fle, dhe në jetë nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bën Lulëzimi në çadër, dmth flet po nuk mban përgjegjësi për çfarë thua! Po njësoj si Lulëzimi, ti i jep shumë rëndësi vetes duke menduar se unë jam kundërshtari yt”.

POSTIMI I PLOTë I RAMES

SHËNIMI I DITËS

Ja ç’paska postuar sot kryebashkiakja e Shkodrës, pas postimit tim për Urën e Bunës:

Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundërshtar politik. Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë. Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi dërguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto! Nëse ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje! Faleminderit qe ekziston edi rama!

Ja edhe një përgjigje e mundshme imja për zonjën kryetare:

Voltana, ti në Bashkinë e Shkodrës nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bëri Lulëzimi në Bashkinë e Tiranës, dmth vetëm fle, dhe në jetë nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bën Lulëzimi në çadër, dmth flet po nuk mban përgjegjësi për çfarë thua! Po njësoj si Lulëzimi, ti i jep shumë rëndësi vetes duke menduar se unë jam kundërshtari yt.

Por në fakt unë jam thjesht kundërshtari i dembelëve që u punon gjuha jo truri, i parazitëve që u punon goja jo zemra, i karagjozëve që u punon djallëzia jo qytetaria. Nuk e di nëse ti hyn në këto kategori, që kanë populluar politikën shqiptare prej çerekshekulli e këtej, sepse realisht, s’të kam parë ndonjëherë me këtë sy. Por di me siguri që mes Shkodrës e teje, ka po aq lidhje sa ç’kishte mes Lulëzimit e Tiranës.

Kështu që kur ti flet, për si nuk e shkatërroi dot komunizmi Shkodrën, mua thjesht më vjen keq për si po katandiset Shkodra, teksa ti fle dhe sheh ëndrra sikur unë jam kundërshtari yt, meqë ti qenke antikomuniste

Ndërkohë unë i shkreti thjesht mundohem të të zgjoj nga gjumi, sa herë flas për Shkodrën, sepse më dhimbset Shkodra, jo se dua të hakmerrem për ëndrrat e tua të rehatshme. Po që të mos e zgjas se do jesh duke fjetur, fatmirësisht kam shahit disa kolege të tutë, demokratë që nuk ngjajnë as me Lulëzimin as me ty, nga Tropoja në Përmet! Ata mund të të dëshmojnë, se mua më mjaftojnë projektet dhe pasioni për qytetin, për të bashkëpunuar me bashkitë pa dallim, e për ta çuar erën e Rilindjes Urbane nga lart në Veri deri poshtë në Jug

Po ti fli, fli e mos e vrit mendjen hiç që Shkodra nuk është repart ushtarak e Ura e Bunës është simbol i qytetit jo aset i ushtrisë Dhe ashtu në gjumë më jep si gjithmonë përgjigjen “antikomuniste” të radhës, vetëm aman të keqen, kujdes, fjalen konkuro mos e shkruaj me dy “rr” se kuptohet që je duke gërrhitur

E meqë ra fjala po këto plehrat nën Urën e Bunës kush i ka, ushtria apo policia?

 

 

Etiketa: edi ramaperplasjeshkodraura e bunesvoltana ademi


Ju sugjerojmë

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
Bota

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

23 Gusht, 2025 10:33 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

23 Gusht, 2025 10:06 pm
Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
Bota

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

23 Gusht, 2025 9:42 pm
Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
Bota

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

23 Gusht, 2025 9:18 pm
Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit
Aktualitet

Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

23 Gusht, 2025 8:39 pm
40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë
Kronikë

40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë

23 Gusht, 2025 8:28 pm
Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ngushëllimet më të ndjera familjes
Aktualitet

Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ngushëllimet më të ndjera familjes

23 Gusht, 2025 8:18 pm
Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera
Aktualitet

Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera

23 Gusht, 2025 8:08 pm
Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë: Vdekja, kjo Zonjë madhështore
Aktualitet

Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë: Vdekja, kjo Zonjë madhështore

23 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon
Bota

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

23 Gusht, 2025 7:30 pm
Para
A ndikon madhësia e penisit dhe numri marrëdhënieve në madhësinë e vaginës?

Çfarë mendojnë realisht meshkujt për organin tuaj gjenital?

Gaz Paja ka një urim të veçantë për kolegun e tij

Kush është vajza që ka "futur" në shtëpinë e prindërve Gaz Paja?

Voltana Ademi kundër Kryeministrit, a është kjo fyerja që zgjodhi ajo për Ramën?

Voltana Ademi kundër Kryeministrit, a është kjo fyerja që zgjodhi ajo për Ramën?
















TE FUNDIT

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
23 Gusht, 2025

Të paktën 60 emigrantë sudanezë dhe nigerianë janë shpëtuar pranë brigjeve të Libisë nga anija e OJQ-së Nadir, e cila...

Lexo më shumë

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
23 Gusht, 2025

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës...

Lexo më shumë

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
23 Gusht, 2025

Përpjekjet katërvjeçare të talibanëve për të fituar legjitimitet morën një të shtyrë të madhe muajin e kaluar, kur Rusia u...

Lexo më shumë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
23 Gusht, 2025

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com