Aktualitet

Rama përplaset me Kaprin e Pogradecit: Po deshe ujë, mos punëso kushërinj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 02:58 - 30/04/16 |
b.f

Kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri gjatë fjalës së tij ka numëruar një listë të gjatë me problemet me të cilat përballet bashkia. Por, Rama e ka ndërprerë në mes duke i kujtuar se nuk është mbledhje për “vajtimet e bashkive”

“Kjo nuk është mbledhje për vajtimet e bashkive, jemi mbledhur për ujin dhe reformën e ujit, na thuaj sa ke ndërmend të flasësh, na jep orar që disa të shkojnë të hanë bukë e të kthehen kur të mbarosh ti”­ tha Rama. Kapri ka vijuar më tej, duke theksuar “pikërisht te reforma doja të ndalesha, duhet të vihemi në dijeni se burimi që ndodhet në territorin tonë i jepet bashkisë tjetër, e mira është të konsultohemi që të vihemi në dijeni për mundësitë reale”.

Në përgjigje, Rama nuk e ka lënë pa thumbuar Kaprin.

“Organikat e bashkive janë më të fryra në rajon, keni drejtori që mund ti shkurtoni, keni drejtori strategjish e muhabetesh që janë pa asnjë përmbajtje, shkurtoni ato shtoni të tjera, mos krijoni buxhetin për të marrë në punë kushërinjtë dhe militantët e zemrës, nëse e bëni e nëse këshilli ua miraton, është gjë që e bëni ju, por kjo nuk është arsye që të ankoheni pse s’u jep qeveria njerëz dhe fonde për të paguar njerëzit”­ tha Rama.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas