Edi Rama duke folur në parlament përballë opozitës dhe opinionit publik që ndjek live seancen, deklaroi se problemi në universitet nuk është krijuar nga ne (qeveria) por janë probleme të brendshme të tyre. Referuar shprehjes “prerje kokash” që e tha dje vete Rama, dhe sot ia përmendi Edmond Spaho, Kryeministri sqaroi: Prerjen e kokave e huazova nga dekanët. Janë katër dekanë, mes tyre edhe Dhori Kuke që e keni tuajin kanë kërkuar shkarkimin e rektorit Mynyr Koni. I kanë dërguar leter ministres së Arsimit me shkeljet e pretenduara nga Rektori. Kështu që pyesni më mirë Dhorin që dikur u shkruante programet ekonomike bashkë me Ridvan Boden. Meqënëse Ridvanin e vratë, shkoni pyesin Dhorin se e keni gjallë në universitet”, deklaroi Rama nga foltorja e Parlamentit. Ai në asnjë moment nuk permendi bordin e administrimit si pengesë në punën e universitetit, ashtu siç kanë pretenduar gjithë këto ditë pedagogët e UT-së.
/Opinion.al