Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën e sotme një video ku tregohet se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.
Në postiminin e tij në llogarinë e “Facebook”, Rama shkruan se kjo mundësi është për të gjithë fermerët të cilët gjatë procedurës së punës kanë të bëjnë gjithashtu dhe me punime e mekanizuara në bujqësi. Në video gjithashtu tregohet se sa fermerë kanë arritur të përfitojnë në çdo qark të vendit.
Kryeministri Rama postim ne Facebook:
MIRËMËNGJES
dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë