Aktualitet

Rama për sigurinë në plazhe:Ka shumë punë për të bërë, tragjedia në Himarë kambanë alarmi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 27/09/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama këtë të martë teksa po bën një bilanc për sezonin turistik është ndalur edhe te siguria në plazhe.

Ndërsa solli në vëmendje ngjarjen e rëndë të Himarës ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një skaf, kreu i qeverisë tha se kjo ishte një këmbanë alarmi për sigurinë në plazhe. Ai tha se ka ende punë për të bërë në këtë aspekt pasi numri i mjeteve lundruese është rritur.

“Kemi shumë punë për të bërë duke filluar nga siguria në plazhe si rezultat i rritjes së mjeteve lundruese në dete. Tragjedia që ndodhi në Himarë ishte një kambanë e fortë alarmi për këtë punë. Kam besim se edhe me planin e ri që është bërë për të mos lejuar më përdorimin e “jet skive'”, skafeve të vogla kudo por për ti sistemuar në zona të caktuara si dhe me punën që po bën policia e shtetit përr ngritjen e një njësie speciale për monitorimin e plazheve do të kemi më shumë disiplinim”, tha Rama/Opinion.al

Pas