-U tha në Opinion

Rama për raportin e Dik Martit: Një nga dështimet më të mëdha kontinentale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:16 - 12/10/22 |
el ida

Në një deklaratë për emisionin “Opiniion” pas fjalimit të tij në Asamblenë e KiE, Kryeministri Rama deklaroi se raporti i Dik Martit do të rezultojë një nga dështimet më të mëdha kontinentale të politikës ndërkombëtare. I pyetur nëse ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, Rama tha: “Solidariteti i komunitetit ndërkombëtar nuk është diçka e mirëqenë në raste si ky, ku vihet prakitikisht në pozitë të vështirë një nga institucionet kryesore dhe gjendet përpara një pasqyre që dëshmon për një gafë të rëndë me proporcione të paimagjinueshme që ka çuar në një proces absolutisht surreal, të denjë për letërsi, kinematografi, por jo për jetën reale të së drejtës ndërkombëtare.

Me kalimin e kohës dhe humbjen e interesit të drejtëpërdrejtë të forcave që temperojnë këtë proces, ai do të hyjë si një nga dështimet më të mëdha kontinentale të politikës ndërkombëtare”./Opinion.al

 

 

Pas