Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS është ndalur edhe te kriza në PD dhe situata ku ndodhet opozita sot. Rama tha se nuk duhet ta masim forcën tonë me kundërshtarin inekzistent, duke u shprehur se ka zero keqardhje për opozitën.
“Nuk duhet ta masim forcën tonë me kundërshtarin inekzistent, unë s’kam asnjë keqardhje, 0 keqardhje se jemi me njëri-tjetrin. Ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë që Shqipëria të kishte opozitë serioze. Për sa kohë do jetë aty Shqipëria nuk ka për të pasur opozitë serioze. Duhet të jemi të shqetësuar, jo se na mungon opozita, por nuk duhet të bien në kurthin e atij që i mungon forca të luftojë. Ndaj forcën tonë duhet ta masim me fuqinë që kemi për ti bashkuar qytetarët shqiptarë, është më e vështirë se sa të kesh opozitën atë opozitë që të paktën kemi pasur”, tha Rama./Opinion.al