Kryesore

Rama për patronazhistët: U jam mirënjohës, jemi një familje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 17/04/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Durrësi në lidhje me patronazhistët. Së fundmi në media u publikuan lista të votuesve, ndërsa ishin nxjerrë të dhënat personale që dyshohen se janë marrë nga nga portali e-Albania.

Sipas Ramës, fjala patronazhistë është deformuar, teksa tha se PS është një familje e madhe me të angazhuar dhe vullnetarisht.

“Kanë zbuluar fjalën patronazhist dhe e sjellin vërdallë duke e deformuar kuptimin e saj. ata nuk e dine që PS është një familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë vullnetarisht, pas pune, pas shkolle, duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territotin shpirtëror të këtij vendi për te pasur në komunikim të drejtpërdrejtë njerëz të zakosnhëm të vendit. Beteja e përditshme e PS është për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve. Pastaj cuditen sepse shkojnë dhe zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen, të dikujt që mendon që kujton  se i takon fitorja dhe se është i fituar. Kur hynë në fushën e lojës me ne fillojnë edhe kuptojnë se nuk është aq e lehtë. Kur bie bilbili shohin tabelën dhe është 74-78. Për të gjitha gjërat që kemi bërë besimin që transmetojmë se PS është e vetmja forcë që mund ta cojë në majë por edhe për faktin se PS nuk është Edi Rama, PS nuk janë disa ministra apo disa deputetë që për shkak të pozicionit janë të ekspozuar. PS është një rrjet i tërë i organizuar njerëzish, mendjesh që janë në të gjithë Shqipërinë. Të angazhuar për ta komunikuar mesazhin dhe për ta marrë rezultatin. U jam mirënjohës të gjithë patronazhistëve dhe aktivistëve të PS. Fitorja jonë është një fitore q krijohet nga ouna, vendosmëria i gjithë këtyre qelizave të organizimit tonë,”-tha Rama./ Opinion.al

 

Pas