Parada e shqiptarëve në Nju Jork që u mbajt më 10 qershor është përshëndetur nga kryeministri Edi Rama.
Kreu në një video mesazh për paradën që u ndoq nga afër nga “Opinion”, ka uruar shqiptarët në Amerikë të vazhdojnë ta mbajnë gjallë këtë traditë.
Ram thotë se shpreson që një ditë të kthehen në vendin e tyre, në Shqipëri.
“Ftesa për të përshëndetur paradën shqiptare të Nju Jorkut më erdhi nga Blendi Fevziu.
Natyrisht që nuk mund ta refuzoja. Por ama duke parë në video disa prej paradave, mbeta realisht i mahnitur dhe ndihem plotësisht i privilegjuar t’ju adresohem duke ju çuar një përshëndetje vëllazërore nga Tirana. Ju uroj vërtetë që ta mbani sa më gjallë dhe ta ushqeni me sa më shumë risi këtë traditë dhe këtë pasion. Ashtu sikundër ju uroj që sa më shpejt të vini në Shqipëri sepse Shqipëria po bëhet gjithmonë e më shumë ajo që e deshën ata të cilët na e lanë atë amanet”.