Kryeministri Edi Rama ka reaguar për operacionin e zhvilluar sot nga SPAK në disa qytete. Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se ky operacion është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë për të goditur krimin e organizuar. Kreu i qeverisë konfirmon mbështetjen e tij për këto operacione.
“Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!”-tha Rama.
Kujtojmë se në operacionin e sotëm u goditën 8 grupe kriminale kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Elbasan./Opinion.al