Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama për gazetën gjermane: Ka shumë lojë me numrat Covid

2020/08/19 at 7:44 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama për gazetën gjermane: Ka shumë lojë me numrat Covid

Gazeta gjermane “Bild” ka botuar një intervistë të Kryeministrit Rama me  Zv.Presidentin e gazetës Paul Ronzheimer.

Gjatë intervistës, (qe sikurse shihet nga fotot eshte dhene ne bregdet) lidhur me raportimin e shifrave Covid, Kryeministri është shprehur se Shqipëria ka qenë transparente, gjë që ka lënë të kuptohet se nuk ka ndodhur me vende të tjera.

Më tej, i pyetur mbi kufizimet e lëvizjes që vendet e Ballkanit kanë, Rama ka pohuar se kjo lidhet me ndarjen në vende të BE dhe në vende Jo Be.

Kujtojmë se një vit më parë, Kryeministri njoftoi një process gjyqësor kundër gazetarit gjerman të Bild, për publikimin e përgjmeve mbi dosjen 184.

Shkrimi i plotë i Bild

Vendi i tij është një nga pikat e nxehta që politikanët gjermanë fajësojnë për rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi në Gjermani.

Edi Rama, Kryeministri i Shqipëria flet në një intervistë për BILD për akuzat dhe si vendi i tij po lufton koronavirusin.

BILD: Zoti kryeministër, është vendi juaj fajësohet pjesërisht për këtë fakt. A po rriten të prekurit me koronavirus?

Rama: Unë nuk mendoj se shtetet e Ballkanit paraqesin kërcënim për Gjermaninë apo ndonjë tjetër në Bashkimin Europian dhe tekefundit shifrat flasin  vetë. Kjo s’ka të bëjë me numrat e lartë apo me numrat që për këdo janë një kërcënim. Kur mendoj se Kina ka pesë raste sot dhe Shqipëria ka 100, atëherë kjo s’me duket se shkon. Dua të them që ka shumë lojëra me numrat. Ne kemi vendosur të jemi jashtëzakonisht transparentë në këtë drejtim. Sigurisht, pas hapjes, u përballëm me një sfidë që ishte më e madhe, sepse ka të bëjë edhe me sjelljen e të gjithë qytetarëve.

BILD: Por, përsëri: A është Shqipëria pjesërisht fajtore për numrat në rritje në Gjermani?

Rama: Unë kam prirjen të mos pajtohem me këtë, jo sepse unë duhet të mbroj vendin tim, por për shkak të aritmetikes së thjeshtë. Është e pamundur për ne, për sa u përket numrave, që të ishim në gjendje të ndikonim tek një vend i madh si Gjermania apo si rajon, të ndikonim në vende të mëdha si Franca apo vende të tjera në Europë. Le te themi që kjo është më tepër politikë sesa realitet.

BILD: Pse ka akoma një ndalim hyrjeje për njerëzit nga Ballkani?

Rama: Sepse ka BE dhe joBE. Pra, është shumë e thjeshtë. Ne kemi një ndarje, që  në terma praktikë vendoset nga ana e BE-së ndaj joBE-së. Sidoqofte, pertej numrave, ka sigurisht edhe arsye të mira për këtë dhe ka një kujdes të arsyeshëm në Gjermani dhe në vendet e tjera. Jo rastësisht, Gjermania është më mirë se të gjithë, pasi e trajton Covid me një qasje mjeshtërore.

BILD: A duhet të paguajë Kina për dëmin e shkaktuar nga Corona?

Rama: Unë do të mbroja fuqimisht idenë që të sqarohet se si po ndodh e gjithe kjo. Dhe sigurisht nëse dikush ka luajtur lojen e gabuar, duhet të paguajë. E gjithë çështja është se pse bota nuk u informua në kohën e duhur. Pse ka kaq shumë pikepyetje në lidhje me karantinën në Kinë dhe udhëtimin lirisht nga Kina jashte saj? Këto janë pyetje që nuk duhet të cojne ne teori konspirative, por në një hetim të qartë dhe në një  analizë shumë te plotë. Dhe nëse përfundimi është se gjërat luhen në mënyrë te gabuar, atëherë ata që janë përgjegjës duhet të paguajnë.

BILD: Kthehemi përsëri në Ballkan: çfarë mendoni për pretendimet e bëra nga disa politikanë për një itinerar ballkanik “Korona”?

Rama: Kjo është politikë, sepse nuk ka Korona Ballkanike, nuk ka Mafia Ballkanike dhe as Tërmet Ballkanik ose Sëmundje Ballkanike. Por, politika ndonjëherë ka nevojë – dhe në ditët e sotme gjithnjë e më shumë – për këto njollat dalluese për të arritur te njerëzit. Sigurisht që sna vjen mire, por jemi mësuar me të. Nuk është hera e parë. Duhet të merremi me këtë stereotip dhe të përpiqemi të shpëtojmë prej tij.

BILD:  Çfarë u thoni gjermanëve që duan të shkojnë për pushime në Shqipëri?

Rama: Unë u them gjermanëve që të kujtojnë Franz Josef Strauss. Ai erdhi shumë kohë më parë – në 1984. Ai ishte aq entuziast për vendin atëherë sa sugjeroi – dhe në atë kohë kishte akoma një regjim komunist – se vendi mund të jetë i hapur për turistët gjermanë dhe duhet të hapej një rrugë bashkepunimi midis Shqipërisë dhe Bavarisë. Sepse mendimi i tij, vizioni i tij, bindja e tij ishte që Shqipëria ishte një parajsë që gjermanët duhet të zbulonin. Pra, nëse gjermanët kanë nevojë për një dëshmitar,  ndoshta nuk ka asnjë më të mirë se sa Franz Josef Strauss.

Ju sugjerojmë

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
Aktualitet

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

4 Shkurt, 2026 3:03 pm
Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
Aktualitet

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

4 Shkurt, 2026 2:33 pm
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
Bota

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

4 Shkurt, 2026 2:31 pm
Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum
Bota

Dosja Epstein/ Ish-bashkëshortja e Bill Gates: E lumtur që dola nga ai llum

4 Shkurt, 2026 2:28 pm
Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja
Bota

Trump “sulmon” gazetaren e CNN për pyetjet mbi Epstein: Je më e keqja

4 Shkurt, 2026 2:26 pm
Britani/ Skandali me Mandelson, rritet presioni ndaj Starmer: I penduar që e emërova
Bota

Britani/ Skandali me Mandelson, rritet presioni ndaj Starmer: I penduar që e emërova

4 Shkurt, 2026 2:23 pm
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Kryesore

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV

4 Shkurt, 2026 2:17 pm
Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…
Kryesore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…

4 Shkurt, 2026 1:48 pm
Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë
Kronikë

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë

4 Shkurt, 2026 1:28 pm
Para
Zakonet e shqiptarëve, ja çfarë i habit të huajt dhe turistët

Studimi/Në 2050 Shqipëria me moshë mesatare 50 vjeç

292 mijë euro dhe 200 monedha ari, pasuria që “dogji” prokurorin e Tiranës

292 mijë euro dhe 200 monedha ari, pasuria që “dogji” prokurorin e Tiranës

Champions League/ Tirana fitore në Gjeorgji, kalon në fazën tjetër

Champions League/ Tirana fitore në Gjeorgji, kalon në fazën tjetër

TE FUNDIT

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
4 Shkurt, 2026

Një vit pas bllokimit, rrjeti social TikTok do të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë. Këshilli i Ministrave ka...

Lexo më shumë

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve

Debati për pagat, Shehaj: Po rrezikohet jeta e prokurorëve dhe gjykatësve
4 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, lidhur me debatin e fundit për pagat...

Lexo më shumë

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut

Prokuroria e Durrësit për mbetjet e “Kurum”: Rrezik për shëndetin e njeriut
4 Shkurt, 2026

Prokuroria e Durrësit, ka dhënë detaje mbi mbetjet e kompanisë “Kurum”, të cilat u sekuestruan një vit më parë. Sipas...

Lexo më shumë

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë

Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë
4 Shkurt, 2026

18 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite të sotme në Gaza. Shifrat raportohen nga al Jazeera që citon burimeve spitalore....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com