Aktualitet

Rama për Boçin: Grushtonte si huligan, me ndihmën e rojeve sipërmarrësin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 21/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme, nga Elbasani, ku po prezanton kandidatët për deputetë, përplasjen fizike mes kandidatit të PD-së Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca.

“E patë atë si grushtonte si huligan një biznesmen. Është e paimagjinueshme që përfaqësuesi i popullit të grushtojë pa pushim si skuth me ndihmën e  rojeve një sipërmarrës. Punëdhënësin më të madh të Elbasanit. Është e pamundur që qytetaria e Elbasanit të identifikohet në shfaqje të dhunshme”, tha Rama.

Konflikti mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet të PD, Luçiano Boçit ndodhi disa ditë më parë në Elbasan. Përplasja ndodhi para një lokali në Labinot, ku Boçi po zhvillonte një takim me disa banorët të zonës./Opinion.al

Pas