“Epoka e mosndëshkimit do të përfundojë dhe ky është problemi për opozitën”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për Associated Press. Sipas tij qëllimi kryesor i opozitës është të prishin përpjekjet e vendit për të nisur negociatat e plota të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Rama shprehet i vendosur se zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të mbahen pavarësisht trazirave të opozitës që nga mesi i shkurtit.
“Të gjitha këto bëhen për të ndikuar negativisht. Për të treguar në Evropë se ky vend nuk është i qëndrueshëm, që ky vend nuk meriton të merret seriozisht, ” tha Rama, duke iu referuar protestave të opozitës.
Associated Press shkruan dhe për vendimin e Presidentit Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve lokale, ndërsa nuk lë pa përmendur edhe procedurën për shkarkimin e tij nga PS./ Opinion.al