Në përfundim të manifestimit të organizuar nga Presidenti i vendit pasditen e së hënës, Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim, u ndje e surprizuar nga përdorimi i flamurit të vendit të saj në këtë ngjarje.
Por i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama tha se në ditët në vazhdim, Ambasadorja Kim do të ketë të tjera surpriza të bukura, me flamurin amerikan në duart e shqiptarëve.
Luan Rama: Ka 30 vjet që nga mitingu kur ka ardhur Xhejms Bejkër në Shqipëri dhe deri sot, që flamuri amerikan në çdo protestë politike është pranë atij shqiptar.
Blendi Fevziu: Edhe në nëntor të vitit ‘90 e nxorën. Krijuan një prej letre dhe e përdorën, pra më herët.
Luan Rama: Madje, madje aty është edhe një flamur i BE. Zonja Ambasadore është herë a e parë që gjendet si ambasadore kur ndodh një protestë, dhe e sigurojmë që do të ketë surpriza të tjera të bukura me flamurin amerikan në duart e shqiptarëve./ Opinion.al
LEXO EDHE: Meta me flamurin amerikan në manifestim, reagon Ambasadorja Kim