Kryesore

Rama: Pedagogët që dalin në protestë ta harrojnë rritjen e pagave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:15 - 19/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama sulmuar pedagogët që protestojnë për rrijte pagash. Nga Gjirokastra, Rama tha se pedagogët që dalin e protestojnë nuk do të kenë rritje pagash.

Duke ironizuar Sindikatën e Pedagogëve, Rama tha se pedagogët duhet të nxjerrin vetë pagën e tyre nëpërmjet projekteve, pasi qeveria do iu rris pagat e infermierëve, pensionisteve dhe kategorive të tjera.

“Edhe ata pedagogë, sindikatë me demek, me një të SHIK-ut në krye që kërkojnë prap rritje page në kushtet sot kur, jo vetëm që iu është rritur paga, por iu është rritur më shumë se sa të tjerëve. Një pjesë ua ka rritur qeveria, një pjesë eua rrit autonomia. Autonominë shumë kush prej tyre e kujtoi se është vetëm liri, në radhë të parë është përgjegjësi. Ata që dalin atje ta harrojnë që do kenë rritje tjetër, sepse rritjen tjetër menjëherë do e kenë zjarrfikëset, për pensionistët, policët, infermierët dhe ushtarakët. Për ata mesazhi është i thjesht, jeni me autonomi, një pjesë e merrni nga qeveria, një pjesë e merrni vetë duke bërë projekte. Pjesa dërrmuese janë në mësim, e nuk dalin duke bërë selfi te dera për ti nxjerr media”,-tha Rama./Opinion.al

Pas