Kryeministri Edi Rama mori fjalën në foltoren e Parlamentit pas Astrit Patozit i cili tha se politikanët e kanë marrë si sport, marrëdhënien me SHBA-në pas zgjedhjes së Presidentit të ri.
Edi Rama tha se nëse do të ishte qeveria e vjetër do kishte nisur festa në Bulevard për hapjen e negociatave. Por ne nuk jemi ata. E dyta lidhur me zgjedhjet në SHBA, portalet gati sa nuk më shpallen armikun e sapozbuluar të SHBA-së. Kjo është shprehje infantile e aksionit opozitar. Ndërsa për vendimin e Këshillit Europian nuk shkruajti asnjë rresht as ky Shvejgu (Berisha) që poston çdo gjë. Brukseli nuk dëgjoi repartin e SHQUP-it kundër hapjes së negociatave. /Opinion.al
I vetmi kusht që vuri Brukseli nuk lidhet me Qeverinë, por me këta (PD). Lidhet me ligjin e Vettingun. Këtë ligj që këta e dërguan në gjykatën kështetuese dhe po rropaten ditë e natë që të mos miratohet.
Lajmi ne perditesim…