Aktualitet

Rama-PD: O lula, jam i frikësuar për njerëzit tuaj, i bëtë mish për top


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 30/03/21 |
Opi Nion

Vijojnë replikat mes Partisë Demokratike dhe kryeministrit, Edi Rama, në lidhje me takimet e organizuara me shumë persona të kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Kryeministri,Edi Rama i është përgjigjur, akuzave të opozitës të cilët më herët thanë se kreu i qeverisë ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë.

Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan se është i frikësuar për mbështetësit e PD-së pasi i bëjnë si mish për top në grumbullimet e tyre.

“O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bëjë dasëm teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas