Kryesore

Rama-PD: Flamuri juaj i vulosur me non-grata, bëni mirë ta qepni gojën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 16/06/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputeten e PD, Jorida Tabaku, pasi kjo e fundit i kujtoi personat e arrestuar dhe të shpallur “non grata” nga radhët e PS.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama iu drejtua deputetëve të PD duke thënë se ata s’mund të flasin për të tjerët pasi flamuri i partisë së tyre është i vulosur sipër me “non grata”.

Do t’ju sugjeroja që mos ta harroni që Flamurin tuaj, jo Nokën, Flamur përshëndetje! E kam me flamurin udhëheqës të partisë tuaj, të lëvizjes suaj të madhe e keni të arkivuar me një vulë sipër, “non-grata”. Dhe për çfarë? Për korrupsion, për korrupsion madhor dhe jo nga KLSH i Leskos, por nga DASH. Kështu që këto nuk duhen harruar, as e para, as e dyta. Për ta vënë në perspektivë çdo debat, qeveria nuk lufton këtë apo atë, nuk krijohet për të luftuar këtë apo atë, as opozita nuk është aty për të luftuar këtë apo atë. Ju vazhdoni merruni por do mbeteni aty. Ju thatë që në vendin tim, nuk do shfrytëzonit dobësitë e mia, nuk e kuptova mirë, por mbase ka të bëjë me faktin që ju si opozitë, si kopsht pa drekë po kaloni një moment të vështirë dhe ju jeni në një moment dobësie që ne nuk duhet ta shfrytëzojmë. Kjo nuk është një çështjes e shfrytëzimit të një momenti dobësie, por nëse jeni të vetëdijshëm se në çfarë momenti jeni bëni mirë ta qepni gojën. Nëse vini këtu dhe thoni se jeni në një moment të dobët, por jemi këtu t’ju tregojmë se kush jeni ju, atë herë sigurisht që do merrni përgjigje dhe përsëri vini te i njëjti gabim”,-iu tha Rama deputetëve të PD.

Pas