Kryesore

Rama pas kritikave në KiE: Nuk tërheq asnjë fjalë, jam gati të përballem me debat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:56 - 12/10/22 |
Opi Nion

Kritikat e kryeministrit Edi Rama kanë shkaktuar pakënaqësi te disa prej parlamentarëve të pranishëm në Këshillin e Evropës, kryesisht nga vende që nuk e njohin Kosovën.

Një prej kritikëve më të fortë ishte një deputete nga Serbia e cila tha se raporti është i Këshillit të Evropës dhe jo serb apo rus.

Këtyre pakënaqësive, Rama iu përgjigj duke thënë se nuk tërheq asnjë fjalë nga deklarata dhe kritikat e tij.

 “Nuk jam i sigurt, së paku për ata që shprehen parehatinë e tyre në lidhje me fjalën time, nëse e kuptuan vërtet për çfarë po flisja. Lexojini sërish e sërish që të gjejnë mijëra arsye pse jam këtu. Besoj se një prej virtyteve të institucioneve demokratike është të jetë i përulur kur sheh nga vetja dhe për të pasur pjesën e duhur të autokritikës. Nuk i akuzova për asgjë paraardhësit e tyre. Nëse bëhet fjalë për të votuar edhe unë do ta votoja por kanë kaluar 11 vite dhe asgjë nuk është vërtetuar. Kolegia serbe e tronditur? Sigurisht që e kuptoj. Serbisë do t’i duhet kohë.  Nuk erdha këtu për t’i munguar respekt Serbisë, ka shumë njerëz në Shqipëri e Kosovë që mendojnë se unë jam agjent serb por jam krenar që i shërbej të vërtetës. Unë pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim, që e përfaqësoj me krenari. Vëreni veten mbi çdo shqiptar që përballen me këtë paragjykim, që shqiptarët edhe kur luftojnë me armiqtë merren me trafikun e organeve njerëzore. Nuk tërheq asnjë fjalë nga ajo që thashë. Nëse doni ndonjë debat jam i lumtur të rikthehem”, tha Rama./ Opinion.al

Pas