Pavarësisht vendimit të presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e 30 qershorit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën zgjedhore.
Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Burrelit, ku u shpreh se me vendimin e djeshëm, Meta shkruajti fatin e tij për mos qëndruar në detyrën si president i Republikës.
“Dje papritur për shumëkënd por krejtësisht sipas parashikineve tona dhe të mia u shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbetur në rrugë as më shumë as më pak por Presidenti i Republikës, duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul, dhe moralisht është turp si s’ka më turp. Dhe mos u çudisni nëse ju them nga fronti i shpëtimtarit të opozitës s’keni parë asgjë akoma, nuk është çmenduaria e fundit por do ketë edhe të tjerë. Do apo s’do Saliu, do apo s’do Iliri, do apo s’do Lulzimi, do apo s’do filxhani, zgjedhjet do mbahen në 30 Qershor. Kushtetuta e Republikës nuk është filxhan që rrotullohet. Dje Ilir Meta ka shkruar fatin e tij si një President që e ka hunbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë”,-tha Rama/ Opinion.al E.Xh.