Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me paralajmërimin që kryeministri Edi Rama bëri nga Madridi për negociatat.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Tabaku ka ironizuar paralajmërimin e kryeministrit se sot mund të ketë një lajm të mirë sa i takon negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
“Lideri na ka njoftuar se mbase do kemi një lajm të mirë! Rrofsh sa malet o shoku Edi po atë lajm shqiptarët që ikin sot nga vendi, duhet ta kishin marrë kur ishin ende të vegjël! Megjithatë ishalla ke qëlluar në shenjë kësaj radhe, se ke festu shpesh po lajmi s’ka ardhur!”,-shkruan Tabaku./Opinion.al
Lideri na ka njoftuar se mbase do kemi një lajm të mirë! Rrofsh sa malet o shoku Edi po atë lajm shqiptarët që ikin sot nga vendi, duhet ta kishin marrë kur ishin ende të vegjël! Megjithatë ishalla ke qëlluar në shenjë kësaj radhe, se ke festu shpesh po lajmi s’ka ardhur!
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) June 30, 2022