Kryesore

Rama para nisjes së Samitit të BE: Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:14 - 23/06/22 |
Opi Nion

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rama ka komentuar atë çfarë po ndodh në Bullgari dhe faktin se veto ndaj Maqedonisë së Veriut nuk është hequr.

Rama shkruan se Bullgaria si vend anëtar i NATO-s mban peng dy vende të tjera të NATO-s dhe për këtë, 26 vendet e BE-së nuk mund të bëjnë dot asgjë.

Kjo është një çështje që pengon gjithashtu edhe ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!”,-shkruan Rama në “Twitter”./Opinion.al

Pas