Aktualitet

Rama: Pa reforma sot do ishim ‘black out’ dhe pa rroga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 31/10/15 |
b.f

TIRANË – Nëse nuk do të ishte bërë reforma e energjisë dhe reforma në biznes ne sot do të ishin nga drita, në errësirë të plotë, pa rroga dhe pensione. Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama, duke thënë se reformat ishin të domosodoshme dhe do të vazhdojnë pa mëdyshje. Ishim në greminë tha ai prej krizës së euros që përfshiu gjithë vendet dhe prej gropës financiare që na la qeveria paraardhëse.

“Shikoni Serbinë që sot është e detyruar të shkurtojë rrogat me 25 për qind dhe pensionet me 10 për qind. Duhet të shkurtojë me mijëra vende pune në kompani shtetërore të faliemntuar. Në Shqipëri nuk ndodh kjo. Në mënyrë që të mos prekim rrogat e pensionet, ne mbyllëm gropën e hapur nga vjedhjet e energjisë, zgjodhëm ta bëjmë biznesin të ligjshëm”. Kështu u shpreh Rama teksa po analizon punën e bërë prej dy muajsh në aksionin kundër informalitetit në biznes.

Duke ju folur biznesmenëve që kishte përballë, Rama tha:  Ka mbaru kjo punë, o futu në lojë se ndryshe nuk je njëri nga ne!

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas