Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: OSBE certifikoi zgjedhjet, të ulemi në dialog për reformën

2019/09/05 at 11:28 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama publikon reportazhin e medias gjermane: Shqipëria po…

Kryeministri Edi Rama ka bërë leximin e tij për Raportin e OSBE/ODHIR. Në një reagim në rrjetet sociale, ai thotë se raporti ka certifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!


Rama thekson se akuzat e bëra nga opozita pas këtij raporti janë një furtunë në gotë. Ai nuk tërhiqet nga pozicioni i tij, duke theksuar se radha për zgjedhje tani është në 2021.

“Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë dialogu e bashkëpunimi, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë”, shkruan Rama.

Sa i përket dialogut me opozitën jo parlamentare, Rama thekson se koha nuk pret. Sipas kryeministrit politikanët duhet të hapim një faqe të re dialogu e bashkëpunimi për Shqipërinë.

Çfarë thotë raporti i OSBE/ODIHR

OSBE/ODIHR deklaroi në raportin përfundimtar se zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, kurse qeveria u tregua e vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet pa opozitën, thekson raporti.

“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike” – thuhet në raport.

Misioni i ODIHR-it për Vëzhgimit të Zgjedhjeve vlerësoi me këtë raport përfundimtar përputhjen e zgjedhjeve shqiptare me angazhimet e OSBE-së, detyrime dhe standarde të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe me legjislacionin kombëtar. Në gjysmat e bashkive kandidatët garuan pa kundërshtarë, ndërsa vëzhguesit morën pretendime të besueshme nga qytetarët për presione nga të dyja palët.

“Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv mbajtjen e zgjedhjeve” – thuhet në raportin e ODIHR-it.

Vëzhguesit thanë se shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR-it mbeten të paadresuara, duke përfshirë edhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore, transparencën e financimit të fushatës dhe efiçencën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore.

“Ekuilibri politik i parashikuar me ligj brenda administratës zgjedhore nuk u arrit për shkak të refuzimit të partive kryesore opozitare për të emëruar komisionerët e tyre dhe interpretimit më pas të KQZ-së se vetëm ato parti që marrin pjesë në zgjedhje mund të përfaqësohen në administratën zgjedhore. Përbërja e paekuilibruar politikisht e administratës zgjedhore, thirrjet e partive opozitare ndaj zgjedhësve për të bojkotuar zgjedhjet dhe interpretimet kontradiktore të vlefshmërisë së dekreteve të Presidentit që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit cenuan besimin e publikut te procesi” – theksoi raporti i ODIHR-it.

Vëzhguesit pohuan se gjuha e përdorur nga kundërshtarët politikë në tubime dhe në media ishte shpesh e ndezur dhe e mbushur me akuza dhe kundërakuza.

“Qytetarët, sidomos ata që punonin për administratën publike, u përballën me presione direkte dhe indirekte për të shfaqur preferencat e tyre politike” – theksoi raporti.

Vëzhguesit pohuan se fushata zgjedhore ishte e padukshme; përveç afishimeve për edukimin e zgjedhësve, ODIHR-it vuri re një numër të vogël posterash dhe shenjash të tjera që tregonin për zgjedhje të afërta.

“Shumë kandidatë i shprehën Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve së ODIHR-it vështirësinë për motivimin e zgjedhësve për të marrë pjesë në votim. Aktivitetet e kufizuara të fushatës mbetën në hije për shkak të zhvillimeve në shkallë vendi që i thelluan edhe më tej ndarjet e hershme politike. Debatet mbi një numër të madh temash politike u dominuan nga çështja e mospjesëmarrjes në zgjedhje të partive kryesore opozitare dhe nga diskutimet rreth datës së zgjedhjeve” – raporton ODIHR.

Raporti thotë se votimi më 30 qershor u krye pas një sërë njoftimesh nga shumica e bashkive të drejtuara nga opozita se zgjedhjet nuk do të zhvilloheshin.

“Disa kryetarë bashkish u përpoqën të përdorin kompetencat e tyre për të mos lejuar përdorimin e ndërtesave publike si qendra votimi. Në një numër të vogël qendrash votimi pati dëmtime nga zjarrvënia para ditës së zgjedhjeve” – theksoi ODIHR-i.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, dita e zgjedhjeve qe përgjithësisht paqësore, megjithë disa raste të izoluara tensionesh dhe përplasjesh në një numër të vogël komunitetesh.

“Pjesëmarrja në votim varionte nga një bashki në tjetrën, ndërkohë që në shkallë vendi, KQZ-ja deklaroi se ajo arriti 21.6 përqind” – thotë raporti.

OSBE/ODIHR pati rreth 250 vëzhgues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri, dhe raporti pritej me shumë interes nga publiku dhe partitë politike./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
“Qeveria mashtroi për tekstet shkollore”, Pampuri: Ja sa kushtojnë

“Qeveria mashtroi për tekstet shkollore”, Pampuri: Ja sa kushtojnë

Rita Ora rrëfim të sinqertë për dashurinë: Problemi im është…

Rita Ora rrëfim të sinqertë për dashurinë: Problemi im është...

Bulqizë/ Sherr mes dy të rinjve, humb jetën 21-vjeçari

Vrau me thikë të riun, arrestohet 22-vjeçari në Bulqizë
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com