Kryeministri Rama ka akuzuar opozitën se paguan mediat e huaja që të shkruajnë kundër qeverisë së Shqipërisë.
Në takimin e sotëm me qytetarët e njësisë 10, gjatë bisedës Rama i quajti ‘baltë’ akuzat ndaj qeverisë dhe se opozita po dëmton imazhin e Shqipërisë nënpërmjet mediave të huaja.
“Edhe gjëja më skandaloze është balta e madhe që po hedhin lartë e poshtë, jo vetëm neve por edhe jashtë shqipërisë paguajnë bëjnë, hidh artikuj ktej, hidh artikuj andej” tha Rama dhe menjëherë shtoi për rastin e ‘Bild’ “ jo mo jo në atë rast është tjetër gjë se në atë rast i ka marr ai dakort ske ca i thu fare, gazeta, ajo gazetë merret me gjëra të tilla, i kanë cuar e ka bërë, punë e vet. Por shumë angazhim shumë energji, është tmerr i madh e bën copë Shqipërinë fare”. /Opinion.al