Aktualitet

Rama nxjerr videon, si do duket hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:31 - 01/03/21 |
Doriana Çepunaj

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e së hënës ka publikuar një video të projektit 3D të hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se më në fund do të nisë puna për ndërtimin e hekurudhës pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

“Mirëmëngjes, dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama dhe krahas videos së publikuar.

Sipas kryeministrit, me hekurudhën e re drejt qytetit bregdetar do të shkohet për 22 minuta, e ndërsa do të shkurtohet edhe rruga për në Rinas, e cila do të bëhet për 12 minuta. Ky investim do të kapë shifrën e 90.45 milionë euro./Opinion.al

Pas