Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama nxjerr pamje nga takimi me banorët e 5 majit, qytetarja:S’duam më gënjeshtra

2022/02/10 at 3:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama nxjerr pamje nga takimi me banorët e 5 majit, qytetarja:S’duam më gënjeshtra

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi i zhvilluar me disa nga banorët protestues të lagjeve që do t’u prishen banesat në zonën e 5 majit.


Rama në fjalën e tij është shprehur se në këtë zonë të Tiranës do bëhet një lagje e re, ku njerëzit të jetojnë si njerëz dhe ku do strehohen të gjithë ata që janë goditur nga tërmeti, si dhe të gjithë banorët e zonës.

Ndërkaq një nga qytetarët që ishte në takim është shprehur se e ka shtëpinë pa letra dhe si pasojë familja e saj do ngelet në rrugë. Kryeministri Rama iu përgjigj banores se “edhe ty që je pa leje, në qoftë se je pa leje do të strehojmë”.

Rama: Unë kam qenë i pari që kur kam qenë kryetar Bashkie që kam kërkuar që kjo çështje të zgjidhet me legalizim, edhe u bë procesi i legalizimit. Gjithashtu, ju është thënë që të legalizohet çdo gjë që nuk pengon zhvillimin, se nuk mund të legalizojmë edhe aty ku do hapet kanali, edhe aty ku do bëhet rruga.
Nënë Liza: Nuk është për rrugë.
Rama: Do më dëgjosh mua tani, se të dëgjova. E di atë fjalën ‘të rrimë shtrembër, e të flasim drejtë’. Tani, shtëpia juaj dhe e atyre tjerëve, që janë pa legalizuar, nuk legalizohen, por ne nuk kemi thënë në asnjë moment që ju do të dilni jashtë. Ju keni bërë aty një investim dhe ne në rrugë nuk ju lëmë. Dakord. Ne aty do bëjmë një lagje të re, që njerëzit të jetojnë si njerëz, jo të jetojnë si kafshë në mes të plehrave, sepse për ne gjëja më e rëndësishme janë fëmijët dhe ata nuk mund të rriten në ato lagje me plehra, por duhen të kenë shkollë, park, etj. Ne nuk po ju prishim juve banesat që të bëjmë zhvilim privat, por ne aty do të ndërtojmë një lagje, ku do strehojmë të gjithë ata që janë goditur nga tërmeti, si dhe të gjithë ju.
Banorja: Mua jo, se jam pa leje.
Rama: Edhe ty që je pa leje, n.q.s je pa leje.
Banorja: Do ma japësh fjalën ti?
Rama: Zonjë, do më dëgjosh mua, apo jo, se ti s’po më dëgjon, po më ndërpret. Më lërë të mbaroj.

Banorja: Mendova se do mbaroni, e do ikni, se kështu na e kanë bërë edhe herë të tjera.
Rama: Kështu ua kam bërë unë?
Banorja: Jo.
Rama: Ju për mua jeni njësoj të gjithë. A ka mundësi të më dëgjosh deri në fund.
Nënë Liza: E kam bërë atë shtëpi me legalizime e me të gjitha.
Rama: A ka mundësi të më dëgjosh mua. Mund të kesh kundërshti sa të duash, por duhet të dish çfarë do të bëjmë ne.
Nënë Liza: Jo, jo, e di që ç’kemi çfarë të bëjmë.
Banorja: S’duam më gënjeshtra.
Rama: A ka mundësi të më dëgjosh, se po të kërkoj fjalën 17 herë, se nuk të lini as me folë. Ne do bëjmë atje një lagje të re, që do jetë një nga lagjet më të bukura të Tiranës. Ua Zot i madh, do të të nxjerr jashtë./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ervin Salinaji: Padiskutim që nëse do të kishim mundësi për ta ndërprerë votimin dhe për ta rikthyer gjithë procesin e Reformës në Drejtësi edhe mund të isha një prej atyre që do të votoja. Nëse ka dikush që duhet të jetë përgjegjës në këtë sallë parlamenti për dështimet e Reformës në Drejtësi, për dhënien George Sorosit, e të dreqit e të birit, padiskutim jo ne që nuk kemi qenë ne, por përgjegjës të drejtpërdrejtë për çdo centimetër që kontrollon Edi Rama të Reformës në Drejtësi duhen gjetur tek ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota dhe që ka zgjedhur madje, gjysmat e komisionerëve të Vettingut, gjysmat e komisionerëve të këtyre komisionerëve që janë sot dhe një pjesë e deputetëve janë aty duke thënë sot që kjo i shërben Edi Ramës. Edi Ramës i shërben që të thuash që të mos ketë ONM sot asnjë akses, të mos kenë SHBA asnjë akses, të mos ketë BE asnjë akses, të mos kemi asnjë marrëdhënie me asnjë tjetër dhe ta luftojmë Edi Ramën me çfarë? Me mullinjtë e erës? Pse sot kërkohet kur jemi në një situatë ku nuk ka marrëdhënie një pjesë për faj të dikujt apo dikujt tjetër me SHBA të zhysim gjithë PD-në? Cila është kjo arsye madhore dhe cili është interesi i PD-së kur asnjë gjë në këtë vend dhe asnjë gjë në këtë anë të parlamentit nuk është bërë pa mbështetjen e SHBA. Duhet t’i themi gjërat siç janë. Po ka probleme sot drejtësia. Nëse ka përgjegjës për kapjen e drejtësisë nga Rama për aq sa e ka kapur padiskutim që është nga parafolësi.

 

Sali Berisha: Kam një përgjigje sepse u ngrit pas meje. Ai lëshoi edhe një akuzë. Dua ta sqaroj këtë zotërinë. Jo nuk është votuar projekti. Po kemi qenë për Vettingun dhe jemi për Vettingun, por jo për armë gjahu. Që ta dish ti, ose e di, por të intereson gjysma e pengut dhe gjysma e bravës. Të them unë ty. Ka qenë marrëveshje që ligjet organike, 7 ligjet do të votoheshin me konsensus. Po flas për PD në atë periudhë. PD sot është opozita e vërtetë shqiptare dhe jo ju që votoni. Ja ku është deklarata e tij dhe sot bëni sikur nuk jeni me ata. Ligjet u votuan pa PD, u votuan në shkelje të marrëveshjes që kishim për t’i votuar bashkarisht. Por tani pasi ua fusin ata në mengele, jo zotëri kam kundërshtuar çdo etapë.

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
Tre djem dhe një vajzë në hotel, kapet i riu që tentoi të vrasë shokun

Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë

Shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, ndërron jetë një person në Lezhë

Shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, ndërron jetë një person në Lezhë

Berisha kundër vettingut, debat me Felajn për kohën! Noka i jep kohën e tij

Berisha kundër vettingut, debat me Felajn për kohën! Noka i jep kohën e tij
















TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com