Kryesore

Rama nxjerr fotot e pistës së garave: Automotoparku i parë, i certifikuar nga FIA



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 06/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga automotoparku i parë në Elbasan. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se po punohet për këtë projekt të madh infrastrukturor.

Rama thotë se do të ndërtohet një kompleks i ri rajonal me pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA.

Elbasan – AUTOMOTOPARKU I PARË

Ndërsa punohet për projektin e madh infrastrukturor të zbatimit, ka nisur puna me akseset që lidhin unazën e qytetit me zonën ku do të ndërtohet Automotoparku (AMP), në të cilën do të kemi kompleksin e ri rajonal DRSHTRR Elbasan dhe QKT e re (Kolaudimi), Muzeun e parë RETRO, pistën e parë të garave auto-moto të certifikuar nga FIA dhe struktura të tjera shumë funksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit të Krastës!”-shkruan Rama./Opinion.al

Pas