Partia Demokratike ka reaguar pas përfundimit të takimit të kryeministrit Edi Rama dhe naftëtarëve në Ballsh.
Nën/ kryetari i PD-së, Edmond Spaho akuzon se kreu i qeverisë nuk iu dha asnjë zgjidhje naftëtarëve për pagat e prapambetura duke u tallur me ata.
Spaho thotë se kryeministri i gënjeu naftëtarët të cilët mbajtën për më shumë se një muaj grevën e urisë.
“I genjeu ne 2016 per tu marre voten se do vazhdojne punen dhe do tu jepen te gjitha parate, ndersa jepte garanci per investitorin qe erdhi mbushi xhepat e tij dhe atyre qe e sollen dhe iku. I la naftetaret 26 dite ne greve urie, duke u talluar ndersa negocionte me ekipet e futbollit. I la qe te lodhen, te deshperohen dhe ne fund te pranojne cfaredo zgjidhje qe siguron qofte dhe ushqimin e pak diteve per femijet, qe te dale para shqiptareve si shpetimtare. Njesoj sic po ben me covid19. Fillimisht shperndau frike dhe terror te qytetaret, qe te dukej si shpetimtar, sot kur po vdesin nga 12 vete ne dite nuk thote asnje fjale sepse nuk i behet vone kush vdes e kush jeton, sa vdesin e sa do mbesin, mjafton qe mos te mos i cenohen leket e koncesioneve dhe inceneratoreve” shkruan Spaho.
Kujtojmë se, pavarësisht se kishte premtuar se do të bisedonte me naftëtarët sapo të ndërprisnin grevën e urisë, Rama nuk iu ofroi asnjë zgjidhje atyre për pagat e prapambetura duke deklaruar se ajo nuk është çështje e qeverisë./ Opinion.al