Kryesore

Rama: Nuk na tund asgjë nga 30 qershori! S’ka arsye për ‘97 tjetër


               Publikuar në : 12:37 - 13/06/19 |
geliano fataj

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për të vazhduar me zgjedhjet lokale, pavarësisht vendimit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit.

Nga Kuvendi, ai tha se në vend nuk ka shenja për një përplasje mes palëve duke sjellë një ’97 të dytë.

Për kryeministrin populli nuk është në protestë, por aty janë punonjësit e bashkive të drejtuara nga opozita.

“97 tjetër? Përse? Çfarë ka ndodhur që të kthehemi në të kaluarën. Cilat skema piramidale pa bien dhe gjaku i kujt po digjen që të digjet Shqipërinë sërish si në ’97. Në cilën depo amartimesh NATO do hapë dyert për të armatosur shqiptarët kundër njëri tjetrit. Cili është halli që nxjerr në sheshe bashkitë blu që nxjerr të rinj me maska që vijnë të ngarkuar dhe urinojnë në derën e kryeministrisë. Dua të bëj sa më të qartë se ne nuk ka asgjë që na tund nga 30 qershori”, tha Rama./ Opinion.al

Pas