Asnjë leje ndërtimi për fshatrat turistike nuk do të jepet në bregdet, por vetëm për resorte të kombinuara, hotele dhe vila rezidenciale. Kështu tha kryeministri Rama në samitin e investitorëve të huaj për turizmin, ndërsa fton sipërmarrësit vendas dhe të huaj që të investojnë në hoteleri.
Pavarësisht entuziazmit që sjellin shifrat në rritje të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti, kryeministri Edi Rama kërkon krijimin e një modeli unik turizmi elitar jo të kopjuar nga fqinje.
Historia, kulinaria dhe mikpritja janë të veçantat që ofron vendi dhe që kryeministri thotë se duhen promovuar për të thithur më shumë turistë.