Duke përdorur argumentin se Partia Socialiste po ndjek modelin e laburistëve të rinj që përcakton se kur Kryeministri fiton zgjedhjet konfirmohet edhe kryetar partie partie, Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk do të ketë zgjedhje për kryetarin e Partisë Socialiste.
“Cameron u zgjodh kryeministër dhe nuk di të ketë bërë dhe nuk ka për të bërë zgjedhje për kryetar partie. Ashtu si Tony Bler u zgjodh 3 herë Kryeministër dhe nuk bëri asnjëherë zgjedhje”, tha Rama në një intervistë për “Report Tv”.