Aktualitet

Rama: Nuk ka shtim të gjobave për biznesin e vogël, pa taksa deri në 2029



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:32 - 09/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë bëri me dije se nuk do të ketë shtim të gjobave për biznesin e vogël deri në vitin 2029.

Ndër të tjera, kryeministri tha se do të ketë rritje të penaliteteve për biznesin e madh.

“Në fund dua të shtoj, se kemi një Paketë Fiskale me pak ndryshime, ku nuk është ndryshimi që ju të pafetë, pafytyrë, ua thatë atyre që merren me biznes të vogël. Ju i thatë që 10-fishohen gjobat për biznesin e vogël, që nuk është e vërtetë. Nuk i shtohet asnjë lloj barre, është aleati më i madh i kësaj qeveria, me zero taksa dhe me zero tatim fitim. Kështu do të jenë deri në vitin 2029. Ne jemi këtu në këtë vend për të vazhduar të mbështesim biznesin e vogël, jo vetëm duke mos i prekur taksat, por duke vazhduar t’i paguajmë pjesë më të madhe të energjisë elektrike. Ne kemi vendosur rritjen e penaliteteve për biznesin e madh. Ne jemi në anën e njerëzve të zakonshëm dhe jemi në anën e biznesit të vogël. E kemi rritur taksën e biznesit të madh, vazhdojmë të konfiskojmë metrat katrorë të babëzisë”, u shpreh Rama./Opinion.al

Pas