Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pas mbarimit të Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të zhvillohet ditën e sotme si pasojë e sulmit rus në Ukrainë, pritet që të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp.
“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan Rama.
Krahas postimit Rama ka publikuar edhe një foto që është bërë virale në rrjet, ku një person në një pankartë shkruante: “Jam rus, më falni për këtë”./Opinion.al