Një tjetër sulm kibernetik është regjistruar mbrëmë po nga Republika Islamike e Iranit mbi sistemin TIMS. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social “Twitter”.
Kreu i qeverisë bën me dije se po vazhdon puna me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”-shkruan Rama.
Kujtojmë se prej më shumë se 10 orësh në pikat kufitare në Kapshticë dhe Kakavijë nuk funksionon sistemi i përpunimit të të dhënave, duke bërë që puna të vijojë me regjistrat e dorës./Opinion.al