Politikë

“Rama një mizë që shkelet”, Kryemadhi: Ka frikë nga e qeshura e një gruaje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:32 - 29/10/20 |
Opi Nion

Pasditen e sotme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në qytetin e Elbasanit, ku është takuar me të rinjtë e kësaj partie.

Kryemadhi u shpreh gjatë fjalës së saj se, kryeministri Edi Rama ka frikë nga të rinjtë dhe jo nga opozita.

Kryetarja e LSI tha se do e dërrmojë qeverinë aktuale, ndërsa e ka cilësuar Ramën si një mizë e cila shkelet me këmbë.

“Kur po fliste Sindi, mu mbushën sytë me lot. E kuptova emocionin e saj. Ky qytet ka sharmin dhe zgjuarsinë. Herë pas here dhe bëjmë indiferentë me qytetarët këtu. Indiferenca jonë, e imja, e politikanëve, ka sjellë që të tallen me Elbasanin. por nuk mund të bësh shaka me të ardhmen e të rinjve. Kur po vija rrugës dëgjova kryeministrin e famshëm; Mona, Luli, Luli, Mona. Ai nuk e ka frikën me ne, por e ka frikën nga ju. Ai ka frikë nga bizneset e Elbasanit, nga ato gratë naftëtarë në Ballsh, që iu ka vjedhur pagën e 20 muajve dhe po iu vjedh çdo minutë. Ai ka frikë dhe nga një grua që qesh në rrugë dhe e arreston. Sidomos ka frikë nga ju. Ju jeni makthi i tij. Vota në 25 prill do jetë një votë që do e dërrmojë atë, jo për Edi Ramën, pasi ai është një mizë që shkelet me këmbë. Për fenomenin Edi Rama që merr peng të ardhmen e shqiptarëve, të të rinjve shqiptarë. Sot do të bëjmë disa anëtarësime.”,-tha Kryemadhi./ Opinion.al

Pas