Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga dita e nesërme do të nisin takimet me sipërmarrjen për rritjen e mëtejshme të pagave në sektorin privat.
“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë Lek”, njoftoi Rama.
Rama deklaron se qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së pagës minimale.
“Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, shkruan Rama.