Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)

2025/06/18 at 1:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)

Të shtunën, më 14 qershor, Huma Abedin dhe Alex Soros kurorëzuan dashurinë e tyre në një aheng madhështor. Dasma “mbretërore” u zhvillua te shtëpia e çiftit në Water Mill, në New York.


Një dasmë që u bë qendër e vëmendjes për ditë të tëra.

Strategia politike, autorja dhe ndihmësja e Hillary Clinton dhe investitori dhe filantropi Alex Soros u takuan për herë të parë në një festë të organizuar nga miqtë e tyre James dhe Nicky Hilton Rothschild. Një festë e rastësishme, një shikim, një bisedë dhe papritur kuptuan si “ishin bërë për njëri-tjetrin”.

Në qershor 2024, ata u fejuan pasi Soros i propozoi Abedin me një unazë diamanti me prerje smeraldi. Pas fejesës, radhën e kishte martesa! Dhe jo një dasmë dosido, një dasmë madhështore e kuruar deri në detaje dhe që arriti vlera marramendëse.

Çifti mbajti dy ceremoni gjatë fundjavës. Të premten, pati një shërbim intim në shtëpinë e babait të Sorosit në Southampton me familjen dhe miqtë, për të nënshkruar nikah-un në nder të besimit mysliman të Abedinit dhe ketubah-un në nder të trashëgimisë hebraike të Sorosit.

Për këtë ceremoni të veçantë, nusja veshi një fustan të lehtë me dantella të personalizuar nga Erdem. Ky shërbim u pasua nga një drekë për familjen dhe miqtë e ngushtë, në të cilën nusja veshi një fustan Oscar de la Renta të zbukuruar me motive lulesh.

Të shtunën, një festë më e madhe u zhvillua në shtëpinë e çiftit aty pranë, për të cilën nusja veshi një fustan të personalizuar Givenchy nga Sarah Burton, të frymëzuar nga Audrey Hepburn. Pamja me supe zbuluar paraqiste një rrip delikat dhe një rresht me kopsa të mbuluara përgjatë shpinës, ndërsa inicialet e çiftit ishin përfshirë në qëndisjen e ndërlikuar të degës së ullirit në pëlhurën krep me mëndafsh ngjyrë fildishi dhe saten të mbështetur.

Dasma e shumë përfolur e Alex Soros, bëri bashkë shumë personazhe të njohur, VIP, nga bota e artit politikës edhe më gjerë. Në radhët e të pranishmëve dhe të ftuarve specialë, ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Revista prestigjioze “Vogue” , jep me detaje gjithçka ka ndodhur brenda dasmës më të përfolur të vitit. Në fotot e përzgjedhura është edhe fotoja e kryeministrit Rama, i cili pozon i buzëqeshur, duke i hedhur krahun supeve dhëndrit, Alex Soros.

S’kishte se si të ndodhte ndryshe, sipas asaj që shkruan revista, kryeministri Rama gjatë banketit, ngriti dhe një dolli urimi për çiftin.

 “Gjatë gjithë vaktit, u ngritën dolli nga djali i Abedinit, Jordan; vëllai i madh i Alexit, Jonathan Soros; kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Anna Wintour (me pak ndihmë nga Jimmy Fallon); James Rothschild, i cili shërbeu si shoqëruesi jozyrtar i dhëndrit; dhe Daniel Sachs”, shkruan revista.

Fillimisht, Abedin dhe Alex Soros kishin menduar ta kurorëzonin lidhjen e tyre në mënyrë diskrete, larg syve të publikut. Por gjithçka ndryshoi gjatë një feste fejese të organizuar me shumë kujdes nga një person mjaft i njohur për të dy: Hillary Clinton, ish-Zonja e Parë, ish-Sekretare Shteti dhe njëkohësisht mentorja e hershme e Abedin. Huma Abedin kishte filluar të punonte me të që në moshën 19-vjeçare, si praktikante në Departamentin e Shtetit, ndërsa studionte në Universitetin George Washington.

Nga ana tjetër, Alex Soros, 39 vjeç, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një figurë kyçe të politikës progresiste globale. Me një doktoratë në histori dhe një profil publik gjithnjë e më të dukshëm, ai ka marrë drejtimin e perandorisë filantropike të themeluar nga i ati, George Soros, sot 94 vjeç./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

31 Korrik, 2025 7:01 pm
VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin
Bota

VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

31 Korrik, 2025 6:43 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit

31 Korrik, 2025 6:38 pm
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump pezullon përkohësisht tarifat ndaj Meksikës

31 Korrik, 2025 6:34 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëlloi me armë zjarri një person në Borsh, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 6:20 pm
Para
Sekuestrohen pasuri me vlerë 150 000 euro në Elbasan

Elbasan/Shiti automjetet që mori me qira,arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe
















TE FUNDIT

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
31 Korrik, 2025

Manchester City po punon për sezonin e ri. Pas nënshkrimit prej 27 milionë eurosh të James Trafford nga Burnley, Pep Guardiola, trajneri...

Lexo më shumë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
31 Korrik, 2025

Numri i të vdekurve nga një seri sulmesh ruse me dronë dhe raketa në Kiev është rritur në 15, ndërsa...

Lexo më shumë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
31 Korrik, 2025

Zbardhen identitetet e të plagosurit dhe autorit në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, i cili...

Lexo më shumë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

Qëllohet me thikë një person në Shkodër
31 Korrik, 2025

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. Sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur një burrë i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com