Aktualitet

Rama ngatërron Tabakun me Topallin, ish-deputetja: Të isha unë do kishte opozitë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 23/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është duke dhënë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku dëshmia e tij është shoqëruar shumë herë me debate me kryetaren e komisionit, Jorida Tabakun.

Në një moment, kryeministri Rama iu drejtua kryetares së komisionit, Jorida Tabakut me emrin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Kryeministri e quajti Tabakun, zonja Topalli por reflektoi dhe i kërkoi ndjesë për ngatërresën. Tabaku nuk reagoi për këtë fakt, por ish-kryeparlamentarja Topalli ka reaguar në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Topalli shkruan se po të isha ajo s’do të kishte histori me inceratorët dhe do të kishte opozitë reale e jo Lulzim Basha./Opinion.al

Pas