Kryeministri Edi Rama është duke dhënë dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku dëshmia e tij është shoqëruar shumë herë me debate me kryetaren e komisionit, Jorida Tabakun.
Në një moment, kryeministri Rama iu drejtua kryetares së komisionit, Jorida Tabakut me emrin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Kryeministri e quajti Tabakun, zonja Topalli por reflektoi dhe i kërkoi ndjesë për ngatërresën. Tabaku nuk reagoi për këtë fakt, por ish-kryeparlamentarja Topalli ka reaguar në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Topalli shkruan se po të isha ajo s’do të kishte histori me inceratorët dhe do të kishte opozitë reale e jo Lulzim Basha./Opinion.al